Vetëm 7 muaj pasi janë martuar, Kim dhe Kanye kanë shfaqur mosmarrëveshjet dhe grindjet e para në çift.

Kim Kardashian dhe Kanye West ndoshta po tentojnë të kenë edhe një fëmijë të dytë por sipas burimeve të ‘InTouch’ çifti po mendon të aplikojë për divorc.

Sipas burimeve, refuzimi i bashkëshortit të saj për të qenë me familjen Kardashian ka acaruar këtë të fundit.

Reperi 37-vjeçar nuk mori pjesë në darkën e Falënderimeve duke udhëtuar në Francë për të qenë me miqtë e tij.

“Kim është e lënduar, ai e braktisi atë dhe North për festë”, raporton burimi.

Dyshja u martua në majin e këtij viti dhe kanë një fëmijë së bashku, një vjeçaren North West.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: