Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka folur për herë të parë për Joe Biden dhe zgjedhjen e tij si President i SHBA.

Kim Jong Un thotë se tashmë Koreja e Veriut duhet të përgatitet për dialog, por veçanërisht për konfrontim me SHBA.

Deri më sot Koreja e Veriut ka refuzuar të vendosë komunikim diplomatik me SHBA që me ardhjen e Joe Biden, ndërkohë Kim Jong Un kishte më parë një marrëdhënie më të afërt dhe miqësore me ish-Presidentin Donald Trump.

Sa i përket konfrontimin, Kim Jong Un thotë se Koreja e Veriut do të reagojë ashpër dhe menjëherë ndaj çdo përpjekje për marrjen e kontrollit të qëndrueshëm të gadishullit të Koresë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb