CNN transmetoi sot në mëngjes se Kim Jonhg Un, diktatori i Koresë së Veriut është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore teksa i rrezikohet dhe jeta për shkak të një operacioni.

Por teksa Peniani zyrtar hesht, është vendi fqinj Koreja e Jugut që e mohon. Sipas Seoulit zyrtar, nuk ka shenja që 36- vjeçari të jetë i sëmurë apo të ketë kryer operacion.

Por nga ana tjetër është shumë e vështirë që këto informacione të verifikohen duke theksuar se po flitet për diktatorin e vendit më diktator, më të izoluar dhe më të varfër të botës, Koreja e Veriut.

Tashmë edhe BBC e quan këtë si një spekulim teksa nuk është hera e parë që ndodh me Kim Jong- Un. Por përsëri dyshimet ngelen në tryezë pasi është shumë i çuditshëm fakti që ai nuk u shfaq më 15 prill, ditën më të rëndësishme të Koresë së Veriut, dita kur lindi Kim Jong- Un.

Ngelet që ceremonitë nuk janë zhvilluar prek frikës nga COVID-19 por Koreja e Veriut nuk ka deklaruar asnjë rast deri më sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb