Kupola qeverisëse e Koresë së Veriut ka marrë disa vendime të reja për qytetarët e saj, kryesish të rinjtë.

Nëpërmjet medias shtetërore, ato i kanë transmetuar qytetarëve rëndësinë që ka mospërdorimi i zhargoneve gjuhësore nga Koreja e Jugut, apo preja e flokëve njëjtë si qytetarët atje.

Po ashtu, në kronikat e medias, nxiten të rinjtë që të mos dëgjojnë këngë si në Korenë e Jugut dhe të mos mbajnë veshur veshje të ngjashme me ta.

Nisma është pjesë e një ligji të ri gjithëpërfshirës që kërkon të shfarosë çdo lloj ndikimi të huaj në vend me dënime të ashpra. Ata që gjenden në kundërshtim me ligjin mund të përballen me burg, ose edhe pushkatim.
Gazetat vendase paralajmërojnë sidomos të rinjtë për “rreziqet e ndjekjes së kulturës pop të Koresë së Jugut”.

“Depërtimi ideologjik dhe kulturor nën reklamat me ngjyra të borgjezisë është edhe më i rrezikshëm se armiqtë që marrin armë”, thuhet nëpër sloganet e komunistëve koreano-veriorë.

Mediat shtetërore thonë se gjuha koreane e bazuar në dialektin e Penianit është superiore ndaj varianteve të tjerë dhe variantit koreano-jugor dhe urdhërohen të rinjtë që ta përdorin atë në mënyrë korrekte.

Ndikimi i huaj shihet si një kërcënim për regjimin komunist të Koresë së Veriut dhe i kontrollit të udhëheqësit suprem. Ai kohët e fundit e etiketoi K-pop, një bandë muzikore koreano-jugore si një “kancer të egër” që korrupton rininë e Koresë së Veriut.

Kushdo që kapet me sasi të mëdha materialesh muzikore, mediatike, apo të çdo forme tjetër nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara, ose Japonia tani përballet me dënimin me vdekje. Ata që kapen duke parë këto materiale përballen me internim, ose burg deri në 15 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb