Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka paralajmëruar qytetarët se duhet të hanë më pak ushqim deri në vitin 2025, ku është parashikuar të rihapet kufiri me Kinën.

Mungesa e ushqimit po prek tashmë koreano-veriorët, por zyrtarët u thanë qytetarëve që “të shtrëngonin rripat” për të paktën tre vjet të tjerë, sipas RFA.
Megjithatë, njerëzit po ankohen se ata e kanë të vështirë të përballojnë dimrin që po vjen, për të mos folur për 3 vite të tjera, shkruan DailyMail.

Koreja e Veriut mbylli kufirin e saj me Kinën në janar 2020 si një masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit.

Por masa pati një ndikim serioz në ekonominë e vendit, me çmimet e mallrave të përditshme që u rritën ndjeshëm, pasi kërkesa tejkaloi ofertën.
Duke folur për udhëzimin e ri të qeverisë, një banor i qytetit Sinuiju, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se njerëzit janë paralajmëruar se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025, ishin të pakta.

“Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb