Personazhi televiziv Kim Kardashian duket se nuk shqetësohet nga pretendimet e ish-bashkëshortit të saj në Twitter se ajo e ka tradhtuar atë me Chris Paul.

Kanye West mund ta ketë vënë në shënjestër me postimin e tij të fundit, por Kim Kardashian nuk po i bën favorin ish-bashkëshortit të saj për ta ulur atë.

Menjëherë pas “bombës” që reperi hodhi në Twitter se “Kim kishte pasur një lidhje me Chris Paul ”, 41-vjeçarja duket se mbetet e paprekur nga ajo që pretendon West dhe vijon normalisht jetën e saj të përditshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pak orë më parë, personazhi televiziv ndau në Instagram një seri fotosh të saj, ku shfaqet me një rrip që i mbulon gjoksin për të “tërhequr” vëmendjen.

Siç shihet edhe nga postimi i saj, Kim Kardashian është takuar ndër të tjera me tenisten Serena Williams dhe motrën e saj, Khloe dhe ka pozuar e buzëqeshur para aparatit fotografik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: