Kriza mes Kim Karadashian dhe Kaney West duket se po thellohet dhe divorci mes tyre duket tashmë i pashmangshëm. Mbetet vetëm të mësohet se si do të ndahet pasuria e tyre. Sipas disa vlerësimeve të bëhet flitet për rreth 2 miliard dollarë secili ( edhe pse reperi pretendon për 5 miliard). Të përcaktosh se sa do të përfitoj vërtetë secili mund të mos jetë aspak e thjehstë. Për më tepër çifti që ka 4 fëmijë do ta ketë të vështirë të ndajë kujdestarinë për ta duke e bërë situatën akoma më të komplikuar seç mendohet.

Midis pasurive të patundshme, pasurive dhe të ardhurave nga bizneset e tyre përkatëse, nuk do të jetë e lehtë për Kim dhe Kanye të gjejnë një mënyrë për të ndarë gjithçka dhe për të mbetur të dy të kënaqur.

“Paratë e fituara nga linja e veshjeve dhe prezantimet promovuese do të konsiderohen të ardhurat e saj të ndara dhe unike”, thuhet në kontratën e
paramartesore. Në këtë mënyrë, Kardashian do të jetë në gjendje të mbajë gjithçka që fitoi nga linja e saj e bukurisë dhe veshjet e modelimit për veten e saj, pavarësisht përdorimit të mbiemrit të burrit të saj në biznes. Edhe të ardhurat nga reality shoë i xhiruar me familjen do të donte t’i mbante të gjitha për vete, pavarësisht faktit që Ëest ka marrë pjesë në disa episode. Sidoqoftë, e kundërta është gjithashtu e vërtetë që të ardhurat e fituara nga West mes muzikës, linjës së këpucëve dhe veshjeve do të mbetet pronë e tij. Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse gruaja ka pjesë në biznesin e tij.
Gjithashtu, sipas marrëveshjes para martesore, secili prej të dyve mund të mbajë të gjitha dhuratat e marra. Kardashian do të mbajë unazën e fejesës (vlera: 2 milion dollarë), bizhuteri dhe pajisje ekskluzive shumë të shtrenjta dhe një SUV të personalizuar.

Shtëpitë – Një pikë e dhimbshme është mega vila në Kaliforni, e blerë për 40 milion dollarë, së bashku me 20 milion dollarë të shpenzuara për rinovim. Shtëpia me mbi 1300 metra katrorë, dy pishina dhe një vresht është në pronësi të Kanye, por Kim zotëron tokën dhe parcelat aty pranë. Gjetja e një marrëveshjeje që i përshtatet të dyve nuk do të jetë e lehtë. Ferma prej 24 kilometrash katrorë në Ëyoming dhe ferma prej 15 milion dollarësh Greybull do të mbetet, me sa duket, pronë ekskluzive e reperit.

Një kapitull i veçantë mbeten fëmijët. Çifti ka katër fëmijë North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago 2, dhe Psalm 1 vjeç.
Kim dhe Kanye do përpiqen ta zgjidhin me marrëveshje ndarjen e fëmijëve edhe pse nuk do të jetë aspak e thjeshte. Në Kaliforni, në rast divorci, asnjë prind nuk mund ti nxjerrë fëmijët e tyre nga shteti pa lejen e tjetrit. Çfarë do të ndodhë kur, për shkak të angazhimeve të punës, njëri nga të dy detyrohet të mungojë për periudha të gjata? Për më tepër, gjërat mund të ndryshojnë nëse do të kishte situata rreziku për të vegjlit dhe duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë psikologjike të babait, nuk përjashtohet që Kim të kërkojë t’i mbajë vetë fëmijët sa më shumë që të jetë e mundur .

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb