Kim Kardashian dhe Kanye West duket se do të shtojnë familjen e tyre. Pas North, 4 vjeç, dhe Saint pothuajse 2, çifti është në pritje të fëmijës së tretë, që do të vijë nga një nënë surrogato.

Lajmin e ka dhënë Us Weekly, e cili thotë se gruaja është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe fëmija do të lind në fillim të 2018.

Do të jetë vajzë apo djalë kjo mbetet për tu zbuluar në muajt në vazhdim. Kim kishte thënë disa muaj më parë se donte të merrte një mitër me qira pas problemeve që kishte pasur me shëndetin dhe të cilat e ndalonin të kishte një shtatzëni tjetër.

Gjithmonë sipas zërave që qarkullojnë, nëna surrogato është një e re rreth 30 vjeç, banore në San Diego, që është seleksionuar nga një agjenci e specializuar.

Ajo do të mbulohet me ar, sepse do të paguhet me dhjetë këste mujore nga 4500 dollarë secila.

Në marrëveshje thuhet gjithashtu që vajza do të ketë një regjim strikt, i cili i ndalon asaj alkoolin dhe duhanin, asnjë kontakt me kafshët, të mos hyje në sauna, në vaska hidromasazhi, mos të lyejë flokët, si dhe mos të konsumoje peshk krudo.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb