Modelja me famë botërore, Kim Kardashian, ka festuar këtë të enjte 41-vjetorin e lindjes.

Nëna e katër fëmijëve ka marrë urime të shumta nga familjarë dhe miq në rrjete sociale.

E para ishte nëna e saj, Kris Jenner, e cila ka publikuar foto të yllit botëror nga fëmijëria dhe shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen vajzës time të bukur Kim Kardashian. Ju jeni në kulmin e jetës suaj me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe jetoni jetën tuaj më të mirë!”, tha nëna e vajzave Kardashian/Jenner në postimin e saj.

Motra Kendall Jenner ishte e radhës që uroi modelen, teksa publikoi fotografi shumë të vjetra të bëra me Kimin.

Ylli e lindur me emrin e vërtetë Kimberly Noel Kardashian Ëest fillimisht fitoi vëmendjen e mediave si mike dhe stiliste e Paris Hilton, por më pas u bë edhe më e famshme kur një video-kasetë seksi e vitit 2002, me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J u publikua në vitin 2007.

Ajo vazhdoi të luajë në serialin e familjes “Keeping Up Ëith The Kardashians”, dhe më pas lansoi në treg markat “KKË Fragrance” dhe “KKË Beauty”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb