Kim Kardashian donte të sigurohej që të priste mjaftueshëm përpara se të prezantonte fëmijët e saj me të dashurin e ri Pete Davidson.

Ajo tregoi se i është dashur të konsultohej me terapistë dhe të pyeste miqtë që kanë pasur situata të ngjashme se sa kohë duhet të kalonte përpara një takimi të përshtatshëm mes tyre.

Kim ishte në një intervistë për “Today” ku foli për gjithçka, nga Kanye tek fustani i Marilyn Monroe dhe linja e saj e kujdesit të lëkurës, SKKN.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kim u pyet për kohën e prezantimit të 4 fëmijëve të saj me Pete. 41-vjeçarja tha se ajo u takua me miqtë që kishin prezantuar fëmijët e tyre me partnerë të rinj dhe madje foli me terapistë — të cilët të gjithë i rekomanduan 6 muaj kohë.

Në prill Pete u shfaq për herë të parë me një nga fëmijët e Kimit, kur ai dhe North u panë duke lundruar në një karrocë golfi. Duke marrë parasysh herën e parë që pamë Kim dhe Pete së bashku në publik ishte në tetor, duket se ajo e ka ndjekur me të vërtetë rregullin e 6 muajve.

Që atëherë, ne kemi parë madje Pete edhe me Saint në Walmart dhe duke bërë një ndalesë në qendrën tregtare The Grove në LA .Kim u pyet gjithashtu se si po shkonin gjërat me Kanye , ajo tha se gjërat ishin “mirë” dhe se ajo dhe fëmijët e kaluan ditën e babait në shtëpi së bashku me Ye.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb