FRANCE- Ajo është një yll në televizionet franceze, madje konsiderohet si “Kim Kardashiani” i Francës. Bëhet fjalë për Nabilla Benattia e cila nuk i ka punët mirë me drejtësinë për shkak të një deklarate.

Bukuroshja franceze rrezikon as më pak dhe as më shumë se 30 vjet burg, pasi dyshohet të ketë qëlluar me thikë të fejuarin e saj, transmeton BalkanWeb.

 

Gjithçka bazohet në një deklaratë të bukuroshes, e cila më herët ka thënë: “ Nëse unë e kap mashkullin tim duke më tradhtuar, do e godas me thikë”.

22-vjeçarja ndodhet aktualisht në paraburgim në burgim të izolimit brenda burgut të grave në Versajë, në perëndim të Parisit, pasi u refuzua lirimi me kusht.

 

Nabilla është nën hetim për tentativën e vrasjes së të dashurit Thomas Vergara, në një hotel në afërsi Boulogne-Billancourt, aty ku është gjetur i mbuluar me gjak dhe me një thikë në kraharor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: