Ka shumë kërkesa të çuditshme për punë dhe këtyre mund t’u shtojmë atë që Kim Kardashian kërkon nga stafi i saj. Modelja 42-vjeçare ka një kod veshjeje shumë specifike për këdo që punon në rezidencën e saj prej 60 milionë dollarësh: Vishni ngjyra neutrale në mënyrë që të mos prishni mjedisin.

Gjate një interviste të fundit, kur ajo u pyet nëse nuk është rastësi që punonjësit e saj veshin rroba në tone delikate, ajo e konfirmoi këtë duke shtuar se atyre u lejohet të veshin “gri, të zezë, blu të zbehtë, të bardhë, krem, kaki. Të gjitha ngjyrat neutrale’.

Megjithatë, ajo këmbënguli se të gjithë e kanë pranuar kodin e veshjes pa u ndjerë nën presion: “Shtëpia ime është Zen, ndaj i pyeta se si u dukej dhe ata thanë se kjo ua bën jetën më të lehtë. “Dhe sapo të gjithë ranë dakord dhe menduan se do të ishte më e lehtë për ta, unë thashë, në rregull, le ta bëjmë atë.

Më pas ajo bëri shaka se duhej të krijonte një “ditë pa veshje, në ditëlindjen e tyre apo diçka tjetër.”

Kim Kardashian e bleu shtëpinë me ish-bashkëshortin e saj Kanye West në vitin 2013, por ata u vendosën në të vetëm në vitin 2017, pas një procesi të gjatë rinovimi. Pas divorcit të tyre, ajo bleu pjesën e ish-bashkëshortit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: