SHBA

Kanye West është duke nisur një linjë të produkteve të bukurisë dhe kozmetikës, sipas raportimeve. Padyshim që është frymëzuar nga gruaja e tij, Kim Kardashian dhe motra e saj Kylie Jenner, të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme me linjën e tyre të produkteve të bukurisë.

Reperi amerikan bashkëpunoi me “Adidas” për të krijuar linjën e modës “Yeezy”. Tani besohet se kompania Kanye ka bërë kërkesë për një markë tregtare “Yeezy” për të mbuluar produktet e bukurisë dhe të kujdesit për lëkurën.

Linja magjepsëse do të përfshijë make up, qerpikë të rremë, maska për fytyrën, manikyrë dhe hidratues raporton TMZ. Ajo do të përfshijë edhe vajra për trupin dhe krem rroje.

Kanye kohët e fundit njoftoi lajmet se ai tani është në statusin e miliarderit. Ai tha për revistën “Forbes” se vlera e tij neto është regjistruar 1.3 biliard dollarë (1,05 miliardë dollarë).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: