Foto seksi dhe provokuese siç di të guxojë vetëm Kim Kardashian. Mbretëresha e influecer pozon me rroba banje të vogla për kopertinën e revistës ikonike Sports Illustrated Swimsuit. Këtë e bën të ditur Kardashian në Instagram, duke postuar imazhet më të bukura dhe sensuale të realizuara në muajin janar në Republikën Domenikane, duke bërë që fansta e saj të çmenden.

Teksa zhytet në ujërat smerald, ajo shfaqet në foto me bikini njeri më joshës se tjetri. Nga bikini i zi që nuk fshehin format, tek ajo e argjendtë që thekson thithkat dhe ato dypjesëshe ngjyrë mishi që nuk mbulojnë dekoltenë shpërthyese, trupi i Kim është protagonist absolut, madje ajo guxon me poza të tregojë bukurinë e saj madhështore në fotot e Greg Swales.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në moshën 41-vjeçare, Kardashian është më e bukur dhe sensuale se kurrë. Ikona e bukurisë dhe sensualitetit, me format e saj shpesh në plan të parë, ajo bën që 311 milionë njerëz që e ndjekin në Instagram të humbasin mendjen. Në kopertina, tapetin e kuq, reklama, apo sete fotografike, ajo është gjithmonë ylli i padiskutueshëm. Sukseset e saj janë të panumërta dhe kopertina prestigjioze e kostumit të banjës Sports Illustrated është vetëm një tjetër qershi mbi tortë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb