SHBA- Microsoft ka publikuar top listat e kërkimit në Bing dhe deri tani fituesit e vitit si termat më të përdorur janë iPhone 6, Facebook dhe Kim Kardashian.

Microsoft gjurmon miliarda kërkime gjatë gjithë vitit dhe përgatit lista vjetore të termave më të kërkuar nga një llojshmëri kategorish, përfshi edhe lajmet, pajisjet, aplikacionet, sportet dhe njerëzit e famshëm më të kërkuar. Kur bëhet fjalë për aplikacionet më të kërkuara, Microsoft raportoi se përdoruesit kanë kërkuar informacion për aplikacionin e Facebook më shumë se çdo aplikacion tjetër. Më pas ndjekin Twitter, Instagram, Skype, dhe Vine.

“Po u hedhim një sy njerëzve, momenteve dhe eventeve që i kanë dhënë jetë 2014” shkruante Bing në një postim në blog. Trendet në kërkimet që janë bërë përmes Bing na japin një pamje unike rreth gjërave më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas.

Përsa i përket pajisjeve, Apple 6 e lançuar në muajin shtator, qëndronte në top listë. Më pas ndjekin Xbox One, Fitbit, IPad dhe Surface Pro 3. 2014 ishte gjithashtu një vit i madh për sportet. Lista e lajmeve më të kërkuara shfaq në krye kompeticionin global të Kupës së Botës ndjekur nga Super Boël, aeroplani i humbur i Malaysia Airlines, lojërat olimpike të dimrit dhe grupi terrorist ISIS.

Përsa u përket njerëzve më të kërkuar, vetëm një mashkull qëndronte në listën e pesë më të kërkuar. Vitin e shkuar personi më i kërkuar ishte Beyonce, ndërsa tani gjendet pas Kim Kardashian. Këngëtarët Miley Cyrus dhe Katy Perry qëndronin në vendet tre dhe katër respektivisht, ndërsa Justin Bieber mbyll këtë listë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb