Kim Kardashian tregoi kthesat e saj seksi me bikini të vogla tanga teksa po dilte në plazh në Malibu për një set fotografik me rroba banje.

Personazhi i njohur televiziv zgjodhi një bikini ngjyre rozë tejet zbuluese që i nxirrte në pah trupin e saj.

Vitin e kaluar, Kim humbi 10 kg duke ndryshuar rrënjësisht stilin e saj të jetesës, duke hequr dorë nga sheqeri dhe ushqimet e padëshiruara.

Fillimisht ajo humbi 7 kg për Met Gala në maj 2022 dhe që atëherë ka hequr tre të tjera duke e çuar humbjen totale të peshës në 10 kg.

Ajo zbuloi se humbi 7 kg në tre javë duke hequr karbohidratet dhe sheqerin në mënyrë që të përshtatej me fustanin ikonik të Marilyn Monroe.

Në qershor 2022, Kim zbuloi se do të shkojë në një plastikë të famshme për të bërë një lazer që ia shtrëngon stomakun.

Sigurisht që gjimnastika nuk i mungon përditshmërisë së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: