Kim Kardashian zbavit çdo ditë ndjekësit e saj të shumtë në Instagram me foto. Edhe të premten Kim ndau një foto të re në palestër, ku dukej në formë me një veshje ngjyrë blu.

Por disa momente pas postimit, disa fansa u shfaqën në komente për të vënë në dukje atë që ata mendonin se ishte një dështim editimi.

“Prisni se është edituar,” shkroi një ndjekës, duke iu referuar një kthese të lehtë në pajisjet e stërvitjes metalike pas saj.

Megjithatë, Kim më vonë postoi një foto nga një kënd tjetër, duke dëshmuar se nuk kishte ndonjë gabim editimi, por makina ishte në atë formë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kokën lart ose kurora rrëshqet”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e imazhit, shkruan DailyMail.

Kim nuk iu përgjigj kritikave, por më vonë gjatë ditës postoi një tjetër foto të re në InstaStory.

Ylli televiziv, kishte veshur një palë atlete ‘Yeezy’, nga marka Adidas e ish-bashkëshortit Kanye West.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb