Kim Kardashian është një personazh që ka bërë mjaft bujë në rrjetet sociale për shkak të formave të saj trupore dhe ‘selfie’-t që poston. Kim ka mijëra ndjekës në Instagram dhe miliona fansa në të gjithë botën, por duket se ka një personazh që po e sfidon.

Duke u frymëzuar nga libri “Selfish”, i yllit amerikan Kim Kardashian, që përmban mbi 300 ‘selfie’, ekipi i Mashable ka bërë humor duke krahasuar fotoportretet e saja me ato të një qeni të njohur në Instagram.

Qeni i quajtur Doug është një yll i vërtetë në Instagram me mbi 300 mijë ndjekës.

Për më tepër shikoni fotot dhe krahasoni se kush pozon më bukur Kim apo qeni Doug.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: