Pas një jete intensive seksuale duket se Kimit i ka ardhur në majë të hundës bashkëshorti i sa Kanye West.

Nuk është më një sekret se Kim dhe Kanye po përpiqen të bëjnë një fëmijë të dytë, por situata së fundmi është bërë e mërzitshme. 34-vjeçarja tha për E! News se të dy ndihen të frustruar nga përpjekjet e shumta pa rezultat.

Kim deklaroi: Ne po përpiqemi. Ne përpiqemi çdo ditë. Nuk mund të bëjmë më tepër se kaq. Bashkëshorti i saj, reperi Kanye West thotë shpesh se përpjekjet për fëmijën e dytë nuk janë aq argëtuese sa ato të fëmijës së parë.

Ajo rrëfeu se të dy janë të hapur ndaj alternativës për një zgjidhje tjetër (fëmijën e tyre biologjik ta mbajë në mitër një grua tjetër), por që do të presin dhe dy vite të tjera për këtë. Vajza e tyre e vetme, North West tani është 20 muajsh.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: