Kim Kardashian është një profesioniste shume e angazhuar, që rrit katër fëmijët e saj, studion drejtësi dhe drejton disa biznese të suksesshme.
Por parukieri i saj Chris Appleton nuk mund të mos bënte humor me të, pasi ajo u përpoq të merrte një sy gjumë gjatë seancës së saj të fundit të makijazhit.
Appleton beri shaka me klienten e tij të preferuar duke publikuar një foto të saj, ku Kim shfaqej duke fjetur në karrigen e sallonit, ndërsa shkroi në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram: “Të dua Kim’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kim ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit, që pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye West.

Kardashian e cili ka katër fëmijë: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tre vjeçe dhe Psalm, 21 muajsh me reperin bëri një udhëtim në Palm Springs menjëherë pas raportimit të ndarjes.

Ajo vazhdoi të mbështetej te miqtë dhe familja, që e ka përkrahur në çdo vendim të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb