Pas tetë viteve dashuri, Kim Rossi Stuart dhe Illaria Spada janë martuar. Çifti më në fund ka thënë ‘Po’ në një ceremoni të blinduar, në të cilën kanë marrë pjesë vetëm miqtë më të ngushtë, familjarët dhe djali i tyre Ettore, i lindur në 2011.

Nusja ka zgjedhur si dëshmitare Caterina Balivo, që nuk është vetëm mikesha e saj e ngushtë, por ka qenë pikërisht ajo që i ka takuar për herë të parë dy aktorët.

Kim e Ilaria janë betuar për dashuri të përjetshme në Fonte Colombo, në provincën e Rieti dhe më pas kanë festuar në një festë përrallore në Abbazia të San Pastore. Zërat për dasmën e tyre kishin kohë që qarkullonin, por data nuk ishte njoftuar zyrtarisht.

Të rezervuar si gjithmonë, të dy kanë preferuar një ceremoni private dhe larg nga reflektorët e mediave. Ndër të tjera po flitet shpesh për një fëmijë të dytë të Rossi Stuart dhe Spada. Ndoshta shpejt edhe ky lajm i bukur do të konfirmohet nga çifti.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb