Përjashtohet nga Byroja Politike e Partisë së Punëtorëve, Kim Yo-jong, motra e vogël dhe bashkëpunëtore e besuar e liderit koreano-verior, Kim Yong-un.

Ndërkohë, udhëheqësi Kim ka konsoliduar pozicionin e tij në krye të Partisë së Punëtorëve në pushtet të vendit dhe është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i partisë, njoftoi media shtetërore, KCNA.

Titulli i ri u dha në kongresin e 8-të të partisë në Phenian.

Një votim, i cili konsiderohet zyrtar, u zhvillua të dielën, pas një rishikimi të lehtë të rregullave të partisë.

Kim është i treti në dinastinë e sundimtarëve të vendit, pas babait të tij Kim Jong Il dhe gjyshit Kim Il Sung, i cili gjithashtu kishte mbajtur titullin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011, Kim Jong Un u shpall shpejt udhëheqësi suprem i ushtrisë, partisë dhe shtetit të Koresë së Veriut.

Në kongresin e shtatë të partisë pesë vjet më parë, ai u zgjodh kryetar i partisë.

Koreja e Veriut mbetet e izoluar për shkak të ambicieve bërthamore.

Në kongresin e Partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim Kong Un tha se ”dëshiroj të zgjeroj ndjeshëm potencialin ushtarak të vendit, megjithë sanksionet ndërkombëtare dhe problemet e rëndësishme ekonomike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb