NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 kg qepë, 4-5 lgj vaj ulliri, 4-8 kokrra vezë, 2 lgj pure domate, Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Qepët e prera në gjysëm rrathë i kaurdisim me gjysmën e sasisë së vajit duke i hedhur dhe pak kripë që të ndihmohet zbutja e qepëve. i mbulojmë qepët me kapak dhe i lemë derisa të zbuten mirë, më pas shtojmë purenë e domates dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta.

Masën e përgatitur e vendosim në një tavë ku shtojmë vezët të vendosura në largësi 4-5 cm nga njëra-tjetra. I rregullojmë vezët nga lart me pak kripë dhe vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb