Kina i tha të mërkurën Britanisë të mbajë duart jashtë Hong Kongut, ndërsa Londra thirri Pekinin që të nderojë marrëveshjet e bëra kur qyteti u dorëzua në vitin 1997, duke përshkallëzuar një shpërthim diplomatik mbi ish-koloninë britanike.

Pekini e akuzoi sekretarin e jashtëm britanik, Jeremy Hunt, si “të paturpshëm”  pasi ky i fundit bëri një ankesë diplomatike në Londër, pasi paralajmëroi për pasojat nëse Kina nuk i përfill zotimet e saj për të garantuar liritë themelore.

“Në mendjet e disa njerëzve, ata e konsiderojnë Hong Kongun ende nën sundimin britanik. Ata harrojnë … se Hong Kong tani i është kthyer atdheut,” tha ambasadori i Kinës në Londër, Liu Xiaoming.

“Unë u them atyre: duart jashtë Hong Kong dhe të tregojnë respekt. Ky mendim kolonial është ende i pranishëm në mendiet e disa zyrtarëve apo politikanëve”, u tha Liu gazetarëve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb