Kina dënoi fjalimin e fitores së Tsai Ing-wen, pasi ajo fitoi zgjedhjet presidenciale të Tajvanit dhe kritikoi Pekinin për kërcënimet ndaj vendit ishullor.

“Ne shpresojmë dhe besojmë se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë t’i përmbahet parimit një-Kinë, të kuptojë dhe mbështesë kauzën e drejtë të popullit kinez për të kundërshtuar aktivitetet secesioniste për ‘pavarësinë e Tajvanit’ dhe për të realizuar ribashkimin kombëtar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Tsai Ing-wen fitoi mandatin e dytë të shtunën.

Më vonë në fjalimin e saj të fitores, ajo kritikoi Pekinin duke thënë se “Kina është përpjekur të na detyrojë të pranojmë kushte të papranueshme, kështu që ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të forcojmë aftësitë tona mbrojtëse”.

Kina pretendon Tajvanin si territorin e saj që nga viti 1949, duke shkatuar rritjen e tensioneve në rajonin e Azisë Lindore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb