Pas më shumë se 50 ditë luftimesh dhe pamundësi për të marrë kontrollin e Ukrainës, pavarësisht forcës dhe intensitetit me të cilën Moska ka sulmuar, me sa duket Rusia do të ndërmarrë një hap që synon të lërë “në terr” Ukrainën.

Në një reagim për Express.co.uk, Tobias Ellwood, Kryetari i Komitetit të Përzgjedhur të Mbrojtjes dhe njëkohësisht anëtar i Parlamentit britanik, ka paralajmëruar se Moska ka si qëllim bllokimin e GPS-it. kjo sipas tij do të krijonte një vështirësi në koordinimin dhe krijimin e planeve të luftës nga pala ukrainase.

Kremlini thuhet se ka bllokuar sinjalin në Ukrainë të navigimit GPS duke përdorur stacione tokësore për të shënjestruar sinjalet.

“Kjo është absolutisht rruga që do të marrë kjo luftë. Pas Rusisë qëndron Kina, e cila do të mbështesë GLONASS me Beidou. Moska do të sfidojë GPS-in, i cili është kaq thelbësor nga perspektiva ushtarake. Është një objektiv i dukshëm. Jeta jonë e përditshme varet absolutisht nga ai. Jam i habitur që është dashur kaq shumë që ata të bllokojnë GPS-in, normalisht ju dëshironi të verbëroni dhe shurdhoni armikun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ellwood.

Nga ana tjetër, Rusia ka një sistem të vetin të pavarur, të quajtur GLONASS. Ai ka sqaruar se sistemi i rus, do të sigurojë një mbështetje nga një sistem i ngjashëm rus, i quajtur Beidou. Ndërkohë, sistemi evropian, i quajtur Galileo, ende nuk është plotësisht funksional.
Ellwood, veç të tjerash e sheh bllokimin e GPS si një mundësi që mund të shfrytëzohet nga Rusia për të goditur Britaninë, e cila është një nga shtetet që më shumë e ka mbështetur Kievin.
Mbretëria e Bashkuar u përjashtua nga Sistemi Global Satelitor i Navigimit të BE-së (GNSS) kur u largua nga blloku me përfundimin e BREXIT.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: