Kina ka siguruar Pakistanin se do t’i japë vaksina kundër COVID-19 përpara vendeve tjera, dhe është zotuar të dhurojë gjysmë milioni doza deri në fund të këtij muaji.

Sipas Radio Pakistanit, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha homologut të tij pakistanez Shah Mahmood Qureshi nëpërmjet telefonit se mbi 100 vende kanë kontaktuar Kinën për vaksina, por Pekini do të ketë përparësi në përmbushjen e nevojave të Islamabadit.

Pekini po ashtu njoftoi se do t’i dhuronte Islamabadit më shumë se gjysmë milion doza të vaksinës kineze deri në fund të këtij muaji.

Në një deklaratë të veçantë nga Ministria e Jashtme e Pakistanit, Qureshi tha se qeveria ka hartuar një plan të përpunuar të vaksinimit për të luftuar pandeminë në të gjithë vendin.

“Për të përforcuar kapacitetin e Pakistanit për të luftuar në mënyrë efektive dhe të shpejtë pandeminë, ministri i Jashtëm Qureshi diskutoi me homologun e tij kinez furnizimin e vaksinës COVID-19 nga Kina në Pakistan gjatë muajve mars-prill të vitit 2021”, tha ministria.

Wang Yi siguroi Qureshin se Kina do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Pakistanin në luftën e saj kundër pandemisë dhe do t’i japë përparësinë më të lartë kërkesave të mikut të saj.

Qureshi falënderoi Kinën për dhurimin e 1.5 milionë dozave të vaksinës, duke thënë se kjo ka luajtur një rol kritik në shpëtimin e jetëve të vlefshme njerëzore.

Pakistani tashmë ka marrë një milion doza të vaksinës kineze Sinopharm si një dhuratë nga Pekini.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb