Kina, vendi nga u shfaq dhe shpërtheu koronavirusi duket se po bën hapa pozitivë drejt shërimit.

Prej ditësh shifra e vitktimave ka ngelur në 3 mijë- 3 mijë e 200 teksa 75% e të prekurve nga dhjetori i vitit të kaluar deri në këtë fillim marsi janë shëruar në një masë prej 60 mijë pacientësh.

Nga 80 mijë raste të konfirmuara që pati Kina në mbi 2 muaj tashmë vetëm 20 mijë janë ende të prekur teksa në Wuhan, qyteti i origjinës së koronavirusit ka filluar jeta normale pasi dhe disa spitale të improvizuara apo të ndërtuara enkas në kohë rekord për koronavirusin janë shëruar.

Ndryshe nga Kina, Italia vendi i dytë në botë me më shumë të infektuar dhe viktima ka 10% të të prekurve të rikuperua teksa Irani ka 25%. Koreja e Jugut ka ngelur shumë mbrapa teksa nga 7 mijë e 775 të prekur vetëm 288 janë shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb