Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur krahinën veriperëndimore kineze Xinjiang Uygur në Kinë.

Tërmeti është regjistruar në vendin Hutubi në ora 13:15 sipas kohës lokale në thellësi prej gjashtë kilometrave, njoftoi Stacioni i rrjetit për tërmete në Kinë.

Ende nuk ka informacione për të lënduar dhe të vdekur. Hutubi gjendet 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit të krahinës Urumqija.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: