Kina ka nisur një hetim kundër “Fedex” të SHBA-së, me dyshimin për shkelje të të drejtave dhe interesave ligjore të klientëve kinezë. Sipas mediave botërore, gabimet logjistike mund t’i kushtojnë shtrenjtë “Fedex” nëse Kina vendos të ndalojë shërbimet e kësaj kompanie në territorin e saj.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se kompania amerikane ka dështuar së fundmi të dorëzojë disa pako në Kinë, dhe se një nga marrësit thuhet se ishte gjigandi i teknologjisë Huawei.

Kompania kineze ka akuzuar “Fedex”, se postën e saj, e cila ishte paraparë të dërgohej nga Japonia në disa zyra në Kinë, e transferoi në SHBA. Përveç kësaj, “Huawei” raportoi se “Fedex” u përpoq të përcjellë dy pako të tjera në SHBA, të cilat u dërguan nga Vietnami në Hong Kong dhe Singapor.

Kompania postare amerikane shprehu keqardhje për incidentin, duke argumentuar se këto ishin raste të izoluara. Megjithatë, kompanitë kineze dyshojnë se këto dështime kanë ndodhur pa dashje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb