KINE- Plani i Kinës për të dërguar një ekspeditë në Hënë, ku do të gërmojë izotope të rralla por të çmuara të heliumit-3, nuk ka çmim për sigurinë e impianteve bërthamore në Tokë, por që edhe paraqet karburant të fuqishëm për raketa.

E përditshmja angleze “Telegraph”, shkruan se heliumi-3 është shumë i rrallë në planetin tonë, por në sasi të mëdha gjendet në trokonit, një përzierje e hekurit dhe magnezit, që është i vendosur në koren e Hënës.

Në fakt, të gjitha centralet bërthamore prodhojnë nxehtësi. Kjo e kthen ujin në avull, që e vë në funksion një turbinë. Centralet aktuale të energjisë kanë reaktorë bërthamorë, të cilët ndajnë copat e uraniumit. Ky proces liron energji, por edhe krijon mbetje radioaktive që duhet të zhduken përgjithmonë. Helium-3 do ta bënte këtë procedurë shumë më të sigurt dhe më të pastër.

Disa miliona ton helium-3 gjenden vetëm disa metra nën sipërfaqen e Hënës. Dhe për këtë kinezët planifikojnë ta nxjerrin në mënyrë që të ngrohë pluhurin hënor në rreth 650 gradë Celsius.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: