Kina i është përgjigjur SHBA-ve duke urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jugperëndimor të Chengdu.

Kjo lëvizje e Partisë Komuniste në Kinë vjen fill pasi SHBA urdhëroi brenda 3 ditëve mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston.

Mbyllja e konsullatës në Hjuston erdhi pasi në kopshtin kinez po digjeshin letra në kosha dhe sipas SHBA ajo ishte një pronë amerikane dhe europiane gjithashtu.

Por Kina e konsideron aktin e SHBA si të papërgjegjshëm dhe kundërpërgjigjia e tyre është legjitime. Por përplasja Kinë- SHBA, ka filluar pikërisht prej COVID-19. SHBA që është sot vendi më i goditur prej pandemisë, akuzon Kinën, vendin ku u shfaq për herë të parë COVID-19 se fshehu të dhënat e para të pandemisë, shfaqjen e saj duke provokuar përhapjen nëpër botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb