Për herë të parë në tridhjetë vjet Kina ka filluar importimin e orizit indian, njoftoi sot B.V. Krishna Rao, president i Shoqatës indiane të Eksportuesve të Orizit.

India është eksportuesja më e madhe e orizit në botë, kurse Kina importuesja më e madhe, me rreth katër milionë tonë të blera nga jashtë çdo vit.

“Deri më tani, Pekini e kishte shmangur blerjen e orizit nga India për justifikimin e cilësisë së dobët të produktit, por mungesa e furnizimeve dhe një ofertë çmimesh jashtëzakonisht e favorshme bënë të mundur ndryshimin”, sqaruan drejtuesit e industries.

Marrëveshja, e cila vjen pas një periudhe tensioni të lartë midis dy vendeve për përplasjet ushtarake përgjatë kufirit të diskutueshëm, parashikon një furnizim fillestar prej 100 000 tonë midis dhjetorit dhe shkurtit 2021, me një çmim prej 300 dollarë për ton.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: