Qeveria kineze ka njoftuar se do të kufizojë sasinë e emetimeve të karbonit në institucionet dhe organizatat publike.

Në deklaratën e Qeverisë së Kinës thuhet se plani i punës në kursimin e energjisë dhe burimeve në sektorin publik do të zbatohet brenda kornizës së Planit pesëvjeçar për periudhën 2021-2025.

Sipas këtij vendimi, plani i konsumit të ujit do të kufizohet në 12.4 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2025, konsumi i qymyrit në 189 milionë tonë dhe emetimet e karbonit në 400 milionë tonë.

Sipas të dhënave për vitin 2020, në Kinë ka më shumë se 1.5 miliardë institucione dhe organizata publike/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: