Kina ka lëshuar një satelit navigues të gjeneratës së tretë si pjesë e përpjekjeve të saj për të konkurruar me një sistem të ngjashëm të SHBA-së dhe BE-së.

Ky është sateliti i 21-të i Sistemit Satelitor Navigues, i njohur si BDS-3.

Sipas gazetës kineze ”Global Times” sateliti u dërgua nga një raketë ”Long March-3B” e nisur nga provinca kineze Siçuan.

Masa e fundit çon Kinën një hap më afër ambicieve të saj për të krijuar një sistem navigimi satelitor që sfidon Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) të SHBA-ve, si dhe atë GLONASS të Rusisë dhe atë ”Galileo” të Europës.

‘’Janë dërguar në hapësirë 46 satelitë nga BDS’’, raporton agjencia e lajmeve Hsinhua. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: