“Nëse diçka nuk blihet me parà, atëherë mund të blihet me më shumë parà”. Ky është slogani që po funksionon në futbollin kinez së fundmi. Gjigantët e futbollit europian, që kanë histori shekullore me yje të këtij sporti, po tremben jo pak për të ardhmen.

Lojtarët e tyre më të rëndësishëm, por edhe objektivat që kanë në merkato, po bëhen misione të parealizueshme që t’i mbajnë apo t’i kenë në dispozicion. Po bëhet një luftë e madhe midis pasionit dhe financave. Të luash me klubin që ke ëndërruar në fëmijëri, apo të përfitosh brenda një viti aq para sa mund të marrësh përgjatë gjithë karrierës. Çdo ditë nga Kina vijnë lajme se një yll i futbollit po kërkohet dhe një tjetër ka firmosur ndërkohë. Shifrat e transferimeve dhe të rrogave janë të padëgjuara më parë.
Oskar-Shangai-470x267
Prej më shumë se një jave u thye rekordi disa herë. Në fillim Oskar, më pas Karlos Tevez, bënë që paraja të marrë një tjetër kuptim. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo mund të cilësohen si diktatorët e dekadës së fundit, në një duel të zjarrtë se cili është më i miri në botë. Por papritur, ata zbresin ndjeshëm në klasifikimin e më të paguarve, pikërisht prej klubeve kineze. Pyetja që lind është, kush po paguan kaq shumë dhe pse?!

Plani
Asgjë nuk është rastësore. Pas një periudhe të gjatë përgjumjeje dhe me një futboll në nivele tepër të ulë- ta, duket se qeveria kineze ka punuar për të akumuluar mjaftueshëm buxhet, që të shpërthejë në sport dhe të bëjë diferencën. Afro 5-6 vite më parë nisi me disa transferime të bujshme si Anelka dhe Drogba, por më tepër u krijua një imazh negativ. Akuza për mungesë korrektësie në pagesa dhe korrupsion bëri që shumë lojtarë të tjerë të refuzonin ofertat.
405616_6a0d47e7d558b4329481e87bb0702c02-470x245
Gjithsesi menjëherë erdhi edhe reagimi shtetëror, ku mbi 30 sportistë dhe zyrtarë u arrestuan pikërisht për korrupsion dhe paracaktime rezultatesh. Një goditje që tregoi se shteti është gati për të ndërhyrë, në mënyrë që projekti 10-vjeçar të ” realizohet me sukses. Pikërisht në këtë fazë u “pre shiriti” i planit të urdhëruar nga presidenti Xi Jinping. Ai është një njohës i mirë i futbollit dhe duke ditur potencialin që ka vendi i tij ka kërkuar që deri në vitin 2050 të organizojnë një Botëror, dhe mbi të gjitha të shpallen kampionë bote.
d668c392-91f0-11e6-a72e-b428cb934b78-470x264
Duke ditur që aktualisht pozicionohen në vendin e 81-të të klasifikimit të FIFA-s, duket si një utopi. Por kur mëson detajet e planit që ka nisur të vihet në zbatim, atëherë beson se çdo gjë është e mundur. Deri në vitin 2020, pra për 4 vite, do të ndërtohen 20 mijë akademi futbolli dhe 70 mijë fusha. Deri në vitin 2030 është programuar që raporti të jetë prej 1 fushe për çdo 10 mijë banorë. Ndërkohë deri në 2020, duke nisur nga fëmijët dhe deri te mosha 30 vjeç, synohet që të arrihet një numër total prej 50 milionë njerëzish, që praktikojnë futbollin në mënyrë profesionale me akademitë, apo klubet sportive.
242543B900000578-2879151-image-a-130_1418918511524-470x263
Ky numër do të jetë gjithnjë në rritje dhe prej të cilëve do të ketë selektime sa i përket cilësisë, në mënyrë që e ardhmja të garantojë një ekip kombëtar shumë të fortë. Gjithçka e detajuar në imtësi, në mënyrë që vullneti të bashkohet me investimin, për të sjellë produktin e shumëkërkuar.

Pse afrojnë trajnerë
Investimi kryesor lidhet me trajnerët. Emra si Luiz Felipe Skolari, Feliks Magat, Manuel Pelegrini apo Andre Vilas-Boas kanë refuzuar klube elitare në Europë, për të pranuar paratë në Kinë. Ata drejtojnë klubet e futbollit, duke pasur si ndihmës në stafin e tyre kinezë. Eksperienca drejtuese që kanë fituar, do të shërbejë që të përgatiten trajnerë të suksesshëm për të ardhmen, por edhe të ndryshojnë kulturën e punës në një klub futbolli, duke nisur nga akademia.
2016102312400144863-470x309
Jo më kot çdo trajner që emërohet, ka përgjegjësi edhe për mirëfunksionin e ekipeve të moshave. E gjitha ka të bëjë me ndërtimin e një strukturë, që në të ardhmen do të menaxhohet me një standard më të lartë dhe mbi të gjitha me trajnerë, që aktualisht janë “nxënësit” e strategëve profesionistë. Për këtë arsye, në krye të Kombëtares kanë zgjedhur pikërisht një kampion bote si Marçelo Lipi.

Pse blejnë yje
Janë dy arsye që u japin klubeve kineze mundësinë për të mos u kursyer në merkato. E para lidhet me krijimin e një skuadre të fortë, e denjë për të pasur suksese jo vetëm në kampionat, por edhe në Championsin e Azisë. Por ata duhet të shërbejnë edhe si shembull për lojtarët e rinj të Kinës, që do të kenë luksin të mësojnë nga afër idhujve të tyre dhe jo duke i parë në televizion. Në stërvitje, futbollistët e dalluar të akademisë stërviten me ekipin e parë. Një sulmues 14-16 vjeç, që shkëlqen me grupmoshat e tij, Shangai Shenhua, tashmë mund të stërvitet së bashku me Karlos Tevez dhe pa diskutim që do të ketë shumë për të mësuar.
Tevez-welcome-Shangai-470x247
Elementi tjetër lidhet me të drejtat televizive. Vetëm në vitin 2016, kompania që i menaxhon ka shpërndarë plot 1.2 miliardë dollarë. Një shifër që ka ndihmuar jo pak buxhetet e klubeve, por që ka ardhur edhe si rrjedhojë e rritjes së ndjeshme të shikueshmërisë. Mjafton të përmendësh faktin që vetëm Kina numëron një popullsi prej 1 miliard e 380 milionë banorësh. Nëse në 2016 u shpenzuan 470 milionë euro në transferime lojtarësh, ekonomistët kanë analizuar se ato do të shumëfishohen prej marketingut dhe potencialit që zotëron vendi…
Hulk-470x265
Yjet dhe trajnerët, ja “CV”-ja e klubeve kineze
Superliga e Kinës është e përbërë nga 16 ekipe, ku të gjithë kanë futbollistë të huaj në organikën e tyre, por edhe trajnerë. Më poshtë sjellim listën e skuadrave, përfshirë me lojtarët prestigjiozë që kanë arritur të afrojnë në merkato dhe “strategët” respektivë. Bie në sy edhe një diferencë financiare mes klubeve, ku disa mund të shpenzojnë edhe 60 milionë euro për një futbollist, ndërsa disa ekipe të tjera aq kanë buxhetin vjetor.

Guanzhu Evergrande
Yjet: Paulinjo, Xhekson Martinez, Alan
Trajneri: Luiz Felipe Skolari
Jiangsu Suning
Yjet: Ramirez, Aleks Teikseira
Trajneri: Çoi Jong-so
Shangai SIPG
Yjet: Hulk, Oskar, Elkeson
Trajneri: Andre Vilas-Boas
Shangai Shenhua
Yjet: Karlos Tevez, Demba Ba, Obafemi Martins, Fredi Guarin
Trajneri: Gustavo Pojet
Pekin Guoan
Yjet: Renato Augusto, Burak Jilmaz
Trajneri: Hoze Gonzalez
Guanzhu R&F
Yjet: Renatinjo, Eran Zahavi
Trajneri: Dragan Stojkoviç
Hebei Fortjun
Yjet: Zhervinjo, Stephan Mbia, Aloisio, Kakuta
Trajneri: Manuel Pelegrini
Janbian Funde
Ylli: Jon Bit-garam
Trajneri: Park Tae-ha
Çongqing Lifan
Yjet: Emanuel Gilioti, Fernandinjo, Alan
Trajneri: Çang Uoe-Riong
Liaoning Uhouin
Ylli: Entoni Ujah
Trajneri: Ma Lin
Tianjin Teda
Yjet: Fredi Montero, Mbaje Dianje
Trajneri: Zheim Paçeko
Çangçun Jatai
Yjet: Marselo Moreno, Bruno
Trajneri: Li Jang-so
Henan Jianje
Yjet: Edi Gomes, Havier Patinjo
Trajneri: Jia Xiuquan
Shandong Luneng
Yjet: Papis Sise, Graciano Pele
Trajneri: Feliks Magat
Tianjin Quanjian
Yjet: Aleks Vitsel, Zhadson
Trajneri: Fabio Kanavaro
Guizhu Zhiçeng
Yjet: Macola, Ives Herman
Trajneri: Li Bing (panorama sport)

(balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: