Shtëpia e Bardhë ka ngritur sërish shqetësimin se Kina mund të sigurojë pajisje ushtarake për Rusinë, me qëllim që ta ndihmojë në pushtimin me Ukrainën.

Zëdhënësja  Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, ka theksuar më tej se qëndrimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë, flet shumë.

Ndër të tjera, ajo theksoi se Biden do ta trajtojë këtë çështje me homologun e tij kinez Xi Jinping, këtë të premte pasi pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike, lidhur me pushtimin e Ukrainës dhe çështjen e armëve.

Kujtojmë se Ministria Kineze ka përgënjeshtruar deklaratat e SHBA duke i quajtur ato dezinformata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: