Pandemia COVID-19 ka patur nje ndikim serioz ne ekonomine e Shqiperise, si dhe ate te rajonit. Faktet, jo aludimet, qartazi tregojne qe qeveria e Shqiperise e ka perdorur kete krize per te shkaterruar simbole historike dhe kulturore, per te ushtruar dhune policore mbi protestues paqesore dhe per te dhene miliona Euro ne tendera dhe koncesione te dyshimta, duke e thelluar gropen proverbiale ne ekonomine tone te brishte dhe demokracine e kercenuar ne nivele qe zorr se do te rikuperohen ne 20 vitet ne vijim.

Albert Ajnshtajn ka thene se: “ne mesin e cdo krize, qendrojne mundesi te medha”. Ata qe jane te vemendshem, i kane pare shenjat e pamohueshme qe investime kapitale te konsiderueshme po largohen nga Kina. Eshte nje fenomen teper i fuqishem dhe i thjeshte per tu kuptuar, nje numer i madh biznesesh qe me pare e vleresonin krahun e lire te punes qe ofronte Kina si prioritetin kryesor per modelin e tyre perkates te biznesit, tani duan ti largojne bizneset e tyre nga Kina. Japonia ka vene ne dispozicion 2.2 miliarde dollare per te mbeshtetur bizneset japoneze qe duan te largohen nga Kina.
COVID-19 gjithashtu ka bere bizneset Europiane te rikonsiderojne sigurine e zinxhirit prodhues per produktet e tyre. Arsyet per kete distancim nga Kina jane te shumta, perfshire ketu mungesen e qendrueshmerise dhe sigurise ne klimen e biznesit qe Kina ofron dhe tensionet e larta mes Kines dhe demokracive perendimore te krijuara nga, mes te tjerave, refuzimi i Kines per te qene transparente ne lidhje me gjenezen e COVID-19 dhe dhuna brutale qe po perdoret per te shuar protestat ne Hong Kong.
Nuk ka nevoje per shume mendim qe te kuptojme se cila eshte mundesia e ofruar ne kete krize. Shqiperia eshte terheqese nga ana gjeografike, me aksese te shumta ne rajon nepermjet detit dhe tokes. Shumica e krahut te punes ne Shqiperi eshte ne moshe te re, flet me shume se nje gjuhe, eshte e arsimuar dhe fatkeqesisht e papunesuar. Ky krah pune eshte i gatshem te plotesoje cdo nevoje, duke filluar nga prodhimi i thjeshte i materialeve bazike dhe duke mbaruar tek kodimi i programeve komplekse kompjuterike mbi te cilat kompanite ne bote ndertojne gjithe aktivitetin e tyre tregtar. Dhe per ta bere edhe me te prekshme kete mundesi, cmimi qe kompanite e huaja duhet te paguajne per te punesuar kete krah pune eshte shume terheqes, vecanerisht kur merret ne konsiderate cilesia e produktit te prodhuar. Ka ngelur vetem nje pyetje e thjeshte,

KU ESHTE QEVERIA?
Perse qeveria shqiptare nuk krijon nje pakete fiskale qe ofron incentiva per kompanite qe kane interes ti levizin qendrat e tyre operacionale nga brigjet e Kines, ne brigjet e Adriatikut? Perse qeveria shqiptare nuk i ofron ketyre kompanive incentiva qe perfshijne perjashtimin nga taksimi i dividendit per 20 vjet, TVSH me te ulet ne rajon (dhe berjen zero te TVSH per ato kompani qe vine ketu nga Kina dhe operojne ne sektore strategjike per Shqiperine), dhenien e te drejtes se perdorimit pa qera te godinave dhe tokave qe sot rrine te paperdorura ne Shqiperi dhe presin per politikanin dhe/ose gangsterin e rradhes ti quaje te tijat? Perse nuk ka bere qeveria shqiptare nje liste te gjithe bizneseve perendimore qe operojne ne Kine dhe qe do ishin te pershtatshem per te operuar nga Shqiperia dhe ti pyese keto biznese nje nga nje se cfare do te ishin nevojat e tyre ne menyre qe levizja e tyre ne Shqiperi te kthehej ne realitet?
Perse qeveria shqiptare nuk ben detyren e saj themelore, garantimin e te ardhmes per rinine e ketij vendi? Perse agjencite per promovimin e investimeve ne Shqiperi nuk jane duke punuar krah ne krah me biznese qe duan te levizin nga Kina dhe ti terheqin per te ardhur ne Shqiperi? Perse qeveria shqiptare nuk ka krijuar nje plan strategjik per te cliruar bllokimet konstante ne transportin ajror, detar dhe tokesor ne menyre qe te lehtesoje logjistiken operacionale per transport dhe te terheqe investime? Perse qeveria shqiptare as nuk e ka menduar lehtesimin, pershpejtimin dhe transparencen e procedurave doganore, vecanerisht per investitoret e huaj?
Pergjigjet jane te ndryshme dhe fatkeqesisht, ne varesi te interesave te atij/asaj qe po pergjigjet. Sidoqofte, faktet jane krijesa kokeforte qe nuk fshihen e nuk manipulohen kollaj nga i vetmi grupim funksional i kesaj qeverie te deshtuar, makina Orwelliane e propogandes qe ka si specialitet Gjuhen e Dyfishte. Populli shqiptar eshte ngopur me konceptet e “e keqja” eshte “e mire”, “te ndjekesh” eshte “te udheheqesh”, “bindja” eshte “liri”, “injoranca” eshte “dituri”. Shqiptaret meritojne shume here me shume se cfare i ka ofruar kjo qeveri!

Ne cdo krize ka nje mundesi. Nuk ka asnje dyshim qe bota eshte ne krize. Nuk ka asnje dyshim qe Kina eshte ne krize. Shqiperia nuk e perballon dot me te vazhdoje krizen 7-vjecare te nje qeverie pa drejtues, te mbushur me korrupsion dhe me kostume bosh qe e perdorin pushtetin vetem per te vjedhur, genjyer dhe mashtruar. Ka ardhur koha qe Shqiperia ti hape dyert biznesit dhe sipermarrjes private dhe per te treguar seriozitetin e saj ne kete hapje, te krijoje nje pakete incentivash qe i thote botes perendimore qe Shqiperia do qe te permiresoje nivelin e saj dhe qe kete gje do qe ta beje krah ne krah me bizneset dhe sipermarrjet perendimore.
Fjalet jane te lira! Te ndenjurit pa bere asgje eshte teper e shtrenjte!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb