Kina ka njoftuar ndalimin e të gjithë aktivitetit të tregtimit dhe përpunimit të fildishit deri në fund të vitit 2017.

Grupet e ruajtjes në Kinë e kanë përshëndetur këtë vendim, duke e konsideruar si vendim historik dhe një “lojë ndryshimi” për të ardhmen e elefantëve.

Kjo masë e vendosur nga Kina pason një rezolutë në Konventën për Tregtinë Ndërkombëtarë të Specieve të Rrezikuara në Afrikën e Jugut. Kina ka tregun më të madh të fildishit në botë, disa vlerësime sugjerojnë 70% të tregut botëror.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: