Qytetet kineze fantazmë janë një fenomen i njohur mirë tashmë. Por megjithatë, Kina vijon të ndërtojë qytete të tëra nga e para si zgjidhje për mbipopullimin.

Këto ofrojnë gjithçka, përveç punës dhe kjo është arsyeja që ato mbeten bosh.
Në vitin 2009, në Shanghai u ndërtua një nga qendrat tregtare më të mëdha në botë, me një arkitekturë të frymëzuar nga Pentagoni në Shtetet e Bashkuara.

Por, kjo ndërtesë pesëkëndore e quajtur ‘Mart’ ka fituar tashmë titullin e ndërtesës më të madhe bosh në Shanghai.

Pavarësisht nga shumëllojshmëria e shërbimeve dhe produkteve e gjithashtu madhësisë prej 500 mijë metër katrorë, kjo qendër thuajse qëndron bosh 24 orë.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb