Kina ka ndihmuar Shqipërinë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit, duke dhuruar teste për COVID-19.

Lajmin e bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik, teksa falënderon ambasadën kineze në Tiranë për këtë ndihmë ndaj vendit tonë.

“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19.
?? Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër ♥️ akoma edhe më të madhe.
?? ? ??
Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! ??”, shkruan ISHP në “Facebook”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb