KINA

Problemet për Kinën në këtë fillim viti nuk kanë fund dhe tashmë koronvairusi po i merr edhe mjekët.
1700 doktorë në Kinë janë infektuar prej fillimit të koronavirusit teksa ishin në ‘frontin e luftës’.
Gjatë trajtimit të pacientëve doktorët janë infektuar nga koronvirusi dhe tashmë ata nuk mund të shërbejnë më pasi nuk do të ndihmonin në rikuperimin e të infektuarve.

Fillimisht zonat më të prekura në provincën Hubei hasën probleme me spitalet teksa qeveria kineze ndërtoi apo improvizoi me shpejtësi disa spitale. Më pas pati shterim të ilacceve dhe ishte Presidenti i Këshillit të Kinës që i kërkoi BE ndihmë për t’i blerë ilacce.
Shumë organizata botërore dhe vende i dhuruan Kinës maska mbrojtëse në kuadër të mbrojtjes së qytetarëve nga koronavirusi dhe tani do të duhen edhe mjekë të painfektuar për të luftuar koronavirusin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb