Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë në rajonin e Tibetit.

Sipas lajmit të kanalit Al Jazeera me qendër në Katar, këtë hidrocentral prej 60 gigavat Kina do të ndërtoj mbi lumin Yarlung Tsangpo në Rajonin Autonom të Tibetit.

Diga në fjalë do të prodhojë 3 herë më shumë energji se Diga e Tri Grykave që është mbi lumin Yangtze dhe  është aktualisht diga më e madhe.

Sipas lajmeve në mediat lokale diga do të ndërtohet në rajonin Medog me 14.000 banorë, duke theksuar se popullata e rajonit mund të zhvendoset nga rajoni me fillimin e ndërtimit të digës

Gjithashtu rikujtohet se rajoni në fjalë është në afërsi të kufirit të vendit me Indinë, duke shkaktuar komente të tilla që administrata e Pekinit mund ta përdorte këtë digë si një mjet politik kundër fqinjit të tij që kanë probleme të sovranitetit.

Pasi buron nga akullnajat në perëndim të Tibetit, lumi kalon nga shtetet Arunachal Pradesh dhe Assam të Indisë dhe nga Bangladesh, i cili në këto vende quhet Brahmaputra.

Yarlung Tsangpo gjendet në një lartësi prej rreth 5 kilometrash mbi nivelin detar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb