“Para dy vjetesh zhvilloheshin kerkime me viruse te familjes së Coronës në Kinë. Diplomatet amerikane apeluan per kujdes dhe per nje rrezik të mundshëm qe ne ate kohë”.

Kështu hap artikullin kryesor me titullin “Kina nën akuzë” gazeta gjermane Bild Online mbremjen e së mërkurës.

Gazeta shkruan se që para dy vjetesh diplomatë amerikane ne Kinë ngriten alarmin duke theksuar se masat e sigurise në laboratorin e Wuhanit jane te pamjaftueshme. Në atë kohe ata po studionin viruset e familjes Corona dhe kalimin e tij te njerwzit.

“Washington Post” raportoi qe ne atë kohe dokumenta që diplomate amerikanw në Pekin dergonin të alarmuar. Ata paraqesnin defiçite të rendesishme ne sigurinë kerkimore si dhe mungesë stafi të kualifikuar teknikesh e ekspertesh per ketë pune ne institucionin e virologjizë ne Wuhan (WIV)

Diplomatet raportuan që në Janar 2018 se ky virus mund te transportohet nga lakuriqët e natës te njerzit. Kur raporti i diplomatëve amerikanë u perhap, në faqen zyrtare te institucionit te virologjizë ne Wuhan (WIV) u hoq lajmi që aty kishte pasur vizita nga delegacion amerikan

Gazeta “Bild” i referohet “Washington Post” që konkludonte se “të dhenat e qeverise së Pekinit sipas sw cilës virusi corona e ka fillimin në nje treg të Wuhanit janë  JO bindëse..!“ Gjithashtu sipas gazetws, edhe propaganda kineze dhe heshtja vrasëse e presidentit Ci Pinjing ështe e dyshimte…“

Bild shton më tej se edhe pse këshilli per shendetin në Kine raportonte me datë 14 janar per rrezik pandemie në Wuhan te shkalles së larte, pikwrisht atje në epiqendren e virusit në Ëuhan u organizua ne atë kohë nje feste me 10.000 njerëz.

Vetem me date 20 janar presidenti kinez, Xi Pinjing, pranoi të deklaronte qe ishte konstatuar nje shperthim infeksioni qe transferohej shume lehte nga njeriu te njeriu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: