Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Ukrainës kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike, duke shënuar kontaktet e para publike mes vendeve për herë të parë që nga nisja e luftës para një viti.

Pas telefonatës mes tyre, ministria e jashtme zbuloi se ministri kinez Qin Gang kishte paralajmëruar se konflikti në Ukrainë mund të “dalë nga kontrolli”, ndërsa shtoi se Kina ka shpresë për dialogun midis Ukrainës dhe Rusisë “pa marrë parasysh vështirësitë e mundshme”.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se kishte diskutuar rëndësinë e integritetit territorial të vendit të tij me homologun kinez.

Kina është pozicionuar si një ndërmjetës paqeje në javët e fundit, duke paraqitur planin e saj të paqes për Rusinë dhe Ukrainën., por megjithatë, vendi aziatik mbetet një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka refuzuar të dënojë luftën në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: