TIRANË – Miqësia e Shqipërisë me Kinën mbushi sot 65 vjet dhe ndonëse vendi ynë nuk është në lartësinë e Kinës në shumë tregues, me transformimet e viteve të fundit i jep marrëdhënies një dimension të ri, që duhet shfrytëzuar edhe më shumë.

Në takimin që e kujtoi këtë moment, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka theksuar sot se “është detyra jonë të garantojmë një mjedis sa më të përshtatshëm biznesi për investitorët kinezë. Aktualisht, Kina është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë pas BE-së, me 6% të totalit të vëllimit tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës vazhdojnë të rriten ndjeshëm. Bashkëpunimi dypalësh, në këtë kontekst, duhet të zhvillohet edhe më tej në fusha me interes të ndërsjellët si: energjia, infrastruktura, burimet minerare dhe turizmi.”- tha ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: