Kina do të pezullojë nga nesër hyrjen e shtetasve të huaj në kë vend. Janë disa kategori që nuk mund të shkojnë në Kinë, ndërsa përjashtohen nga urdhri personat me pasaporta diplomatike, shërbimi, mirësjellje ose pasaporta të tipit C.

Lajmin e bën të ditur Ministria për Evropën e Punët e Jashtme duke dhënë edhe detaje nga vendimi më i ri, i vendit që luftoi dhe mposhti i pari koronavirusin COVID-19 dhe sot përpiqet të ndalojë importimin e tij.

Njoftim për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë, se sot autoritetet kineze, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, kanë njoftuar:

? Republika Popullore e Kinës, duke filluar nga data 28 mars 2020, ka vendosur të pezullojë përkohësisht hyrjen në Kinë për shtetasit e huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi të vlefshme, deri në një njoftim të dytë;

? Gjithashtu ndalohet hyrja e shtetasve të huaj me kartën e udhëtimit të biznesit APEC;
? Hyrja e shtetasve të huaj me pashaporta diplomatike, shërbimi, mirësjellje ose pashaporta të tipit C nuk do të ndikohet nga ky njoftim;

? Shtetasit e huaj, që për veprimtari të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencore ose teknologjike ose për nevoja urgjente humanitare, do t’u nevojitet hyrja në Republikën Popullore të Kinës, do të duhet aplikojnë për viza në Ambasadat ose Konsullatat kineze;
? Për vizat e lëshuara pas kësaj njoftimi, nuk do të ketë pengesa për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës.

❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.
Bashkë, kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!

Mepj
Mepj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb