Kina tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë vendosur në një ngërç marrëdhëniet midis dy vendeve.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Xie Feng, vlerësoi takimet e zëvendëssekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman, gjatë vizitës së saj në Tianjin të Kinë.

Duke akuzuar SHBA-në për çuarjen e marrëdhënieve midis dy vendeve në një rrugë pa fund, Xie kërkoi nga SHBA-ja të ndryshojnë “mentalitetin e saj mjaft të gabuar dhe politikën e rrezikshme”.

Xie deklaroi se administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, po përpiqet të kontrollojë dhe shtypë zhvillimin e Kinës.

Duke theksuar se arsyeja kryesore që ekzistojnë probleme serioze në marrëdhëniet midis palëve është se disa amerikanë e portretizojnë Kinën si një “armik imagjinar”, Xie argumentoi se Kina dëshiron të takohet në një pikë të përbashkët duke ruajtur dallimet e saj.

– “Kemi përgjegjësi t’i mësojmë SHBA-së të trajtojnë në mënyrë të barabartë”

Në një intervistë me një kanal televiziv dy ditë më parë, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se SHBA-jë ka miratuar një qëndrim superior dhe përdor fuqinë e saj për të bërë presion në vendet e tjera.

Duke theksuar se asnjë vend nuk mund të jetë më i lartë se të tjerët në botë, Wang tha: “Kina nuk do të pranojë kurrë pretendimin e ndonjë vendi se është më superior se të tjerët. Nëse SHBA-ja nuk ka mësuar të trajtojnë vendet e tjera në mënyrë të barabartë, Kina dhe bashkësia ndërkombëtare kanë një përgjegjësi të ndihmojnë të mësojnë SHBA-në se si ta bëjnë këtë.”//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb