Presidenti Volodymir Zelensky i ka bërë një ftesë presidentit kinez Xi Jinping për të vizituar Ukrainën.

Në një intervistë për mediat e huaja, Zelensky ka thënë se janë të gatshëm për të pritur presidentin kinez: “Ne jemi gati ta shohim atë këtu, e të bisedojmë ”.

Xi dhe Zelensky bëhet me dije se nuk kanë komunikuar që prej shkurtit të kaluar kur edhe Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës, megjithatë muajin e kaluar Kina publikoi një plan prej 12 pikash për një zgjidhje politike të krizës Ukrainë-Rusi.

Po ashtu presidenti kinez ka zhvilluar diskutime edhe me Vladimir Putinin, ndonëse nuk pati ndonjë komunikim se bisedimet lidhur me përfundimin e luftës kanë përparëse.

Megjithatë, SHBA- ja ka mbetur kundërshtuese ndaj propozimit, pasi Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

SHBA argumenton se një armëpushim në këtë kohë do të siguronte përfitime territoriale ruse dhe do t’i jepte ushtrisë së Putinit më shumë kohë për t’u rigrupuar. Ukraina ka mirëpritur përfshirjen diplomatike të Kinës, por Zelensky ka thënë se do të marrë parasysh marrëveshjet e paqes vetëm nëse trupat ruse tërhiqen nga toka ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb