Kina regjistroi 101 raste të reja me COVID-19, rritje kjo më e madhe ditore që nga fillimi i muajit prill.

Raportohet se 98 prej rasteve u transmetuan brenda vendit, përfshirë 89 raste të tjera të cilat u konfirmuan në rajonin e Xinjiang.

Kina regjistroi gjithashtu edhe 27 raste asimptomatike, të cilat nuk përfshihen në të dhënat zyrtare. Kjo është hera e parë që vendi raportoi më shumë se 100 të prekur në një ditë të vetme, që nga data 12 prill.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: